Zdravko Ponosh, ish-kundërkandidat i Aleksandër Vuciqit për president të Serbisë, thotë se Vuçiq po “i pastron” figurat e Listës Serbe, duke i shtyrë të largohen nga institucionet e Kosovës.
“Aleksandër Vuciq, duke i larguar njerëzit e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, me atë veprim, që duket shumë patriotik, po i shpëlan biografitë e tyre. Shumë prej tyre kanë biografi të ndjeshme, prej kriminale deri te politike, por prapë se prapë, ata kanë qenë në koalicion me autoritetet e Prishtinës gjithë këto vite”, ka thënë lideri i lëvizjes “Serbia Center (Srce)”, Ponosh.
Më tej tha se filiali i Vuciqit në Kosovë, që quhet Lista Serbe, ka qenë në koalicion me cdokënd që ka qenë në pushtet, në Kosovë. Këto biografi duhet të pastrohen dhe po pastrohen me këso lloj veprimesh. Pyetja është nëse kjo do të cojë te ajo që ai [Vuciq] me siguri do ta donte, që është një pozicionim më i mirë para negociatave”, raportimi nova.rs.
Ponosh thotë se Perëndimi ka problem për ta bindur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që t’i përmbush obligimet që Kosova i ka marrë përsipër dhe një nga mënyrat për ta bindur atë është që të bëhet situata në veri pak më e vështirë.
“Nëse dikush ka vendosur të abuzojë me serbë të Kosovës, duke e cuar gjendjen e tyre të vështirë në një nivel edhe më të lartë, vetëm sa për ta disiplinuar Kurtin, atëherë kjo është papërgjegjësi e madhe. Sidoqoftë, kjo nuk do të ishte hera e parë që dikush abuzoi me serbët në veri; këta në jug janë maturuar, sic po e shoh”, ka thënë Ponosh.