image Pompeo letër Kurtit: Hiqe taksën dhe normalizoji raportet me Serbinë

Kosovë

Mesazhi/ Pompeo letër Kurtit: Hiqe taksën dhe normalizoji raportet me Serbinë

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, pak ditë pasi ai mori detyrën e shefit të qeverisë së Kosovës.

Pompeo i ka kërkuar Kurtit që ta heqë taksën ndaj Serbisë dha t’i normalizojë raportet me të, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas sekretarit amerikan, tani është koha për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, duke shtuar se pas kësaj Kosovës i hapen dyert për integrim ndërkombëtar.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokastike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do t’ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

“Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të krheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”. /Gazeta Sinjali/