image Pompeo dënon sulmin në një xhami në Afganistan ku vdiqën 69 besimtarë

Botë

Botë/ Pompeo dënon sulmin në një xhami në Afganistan ku vdiqën 69 besimtarë

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Afganistan dhe luftës kundër terrorizmit.

Këto komente vijnë pas një sulmi në një xhami ku mbetën të vrarë të paktën 69 besimtarë në lutjet e së premtes.

Në një komunikatë më 19 tetor, Pompeo tha se sulmi ndaj besimtarëve në një xhami të provincës Nangarhar të Afganistanit, “shfaq frikën dhe mizerinë e atyre që shfaqin dhunë ndaj të pafajshmëve”.

“Vendet e lutjeve duhet të jenë të shenjta, jo caqe për sulme vdekjeprurëse”, tha Pompeo duke shtuar se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmin dhe shpreh ngushëllime ndaj familjarëve.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuara në paqen dhe stabilitetin e Afganistanit dhe do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit”, theksoi Pompeo.

Xhamia e provincës Nangarhar ishte e mbushur me besimtarë kur ndodhi eksplodimi më 18 tetor.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët dhe ekstremistët e Shtetit Islamik janë aktivë në lindje të Afganistanit.

Por, një zëdhënës i talibanëve në një adresim ka dënuar sulmin në xhami duke e konsideruar “krim të rëndë”.

Ekstremistët talibanë që janë myslimanë Sunitë, janë akuzuar për krime ndaj njerëzimit kundër minoritetit Shi’it dhe grupeve të tjera.

Bisedimet për paqe me talibanët u ndërprenë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në shtator se ka anuluar një takim sekret me liderët e grupit militant, pas një sulmi me bombë në Kabul ku mbetën të vrarë 12 persona./Gazeta Sinjali/