image Pompeo anulon vizitën në Evropë

Evropë

Pompeo anulon vizitën në Evropë

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Evropë.

Njoftimi është bërë nga ana e Departamentit të Shtetit.

Ky mund të kishte qenë udhëtimi i fundit diplomatik i nivelit të lartë nga ana e administratës së presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump. Pompeo kishte planifikuar të vizitojë Brukselin dhe Luksemburgun.

Sipas njoftimit, anulimi është bërë për të ndihmuar “një proces tranzicioni të qetë dhe të rregullt” në administratën e ardhshme presidenciale.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të marrë detyrën më 20 janar. Anulimi erdhi mes përpjekjeve për të dëbuar Trumpin nga zyra për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj Kongresit të SHBA-së të kryer nga mbështetësit e tij më 6 janar.

/Gazeta Sinjali/