Politologia kosovare, Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar pas abuzimit dhe shfrytëzimit seksual që iu bë një vajze dhe pas arrestimit të disa të dyshuarve për këtë rast, shkruan Gazeta Sinjali.
Lushaku – Sadriu u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të bëjnë publikimin e emrave të personave që dyshohet se kanë abuzuar me vajzën kosovare, për të cilën u tha se kishte probleme me shëndetin mendor.
“Shfrytëzimi seksual i një vajze me probleme mendore-7/8 burra të arrestuar. Çmenduri. Ftoj institucionet qe t’ua publikojnë emrat këtyre qenieve që veç njerëz nuk qenkan. Ju ndihmon edhe familjeve që të dinë kënd e kanë në shtëpi”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/