image Politikanja skoceze ka disa fjalë pasi vizitoi Kosovën: Ja çfarë më thonin njerëzit

Botë

Politikanja skoceze ka disa fjalë pasi vizitoi Kosovën: Ja çfarë më thonin njerëzit

news image

Margaret Curran, ish-ministre e Qeverisë së Skocisë, ka shkruar rreth vizitës së saj që ka zhvilluar së fundmi në Kosovë.

Curran, mes tjerash ka thënë se në secilin vend që ka shkuar në Kosovë, njerëzit e kanë falënderuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Tony Blairin, për intervenimin e NATO-s në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Curran thotë se në Kosovë, Blair shihet si figura kyçe e ndaljes së brutalitetit të Millosheviqit dhe shtetit serb.

E kthyer së fundmi nga Kosova. Kudo që shkova njerëzit falënderuan Mbretërinë e Bashkuar dhe Tony Blair për ndërhyrjen që shpëtoi shumë jetë. Ata e shohin atë si një figurë vendimtare për t’i dhënë fund brutalitetit të ushtruar ndaj tyre”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/