image “Politikane e papërgjegjshme”, Gjuriqi i reagon keq Cramonit pasi që përkrahi aksionin në veri

Rajon

“Politikane e papërgjegjshme”, Gjuriqi i reagon keq Cramonit pasi që përkrahi aksionin në veri

news image

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur ashpër eurodeputetes gjermane, Viola Von Cramon, e cila dje i reagoi Borrellit në lidhje me një deklaratë të tijën për operacionin në veri të cilin e quante “veprim të njëanshëm”.

Gjuriq i ka reaguar ashpër Von Cramonit duke e quajtur “politikane të papërgjegjshme”.

“Ju duhet të jeni politikanja më e papërgjegjshme gjermane.
Besimi se sulmi në zonat me shumicë serbe me pushkë sulmi nën një pretendim të rremë të zbatimit të një ndalimi të çmendur ndaj produkteve farmaceutike apo ushqimore serbe katër ditë para zgjedhjeve është një operacion normal policor është ose naive ose e pakuptimtë”, ka shkruar Gjuriq.

Madje sipas Gjuriqit, policia qëlloi një burrë serb në krah dhe një grua vdiq si rezultat i tymit nga bombolat e gazit, ani pse këto informacione mbesin veç pretendime të serbëve.

“Një burrë i pafajshëm u qëllua në kurriz dje dhe një grua e moshuar vdiq si rezultat i asaj që ju e përshkruani si “aksion policor”. Duhet të kesh turp nga vetja”, ka thënë Gjuriq në Twitter./GazetaSinjali/