image Gazeta gjermane: Duda Balje, politikania më e bukur në Ballkan

Bota e Yjeve

Foto/ Gazeta gjermane: Duda Balje, politikania më e bukur në Ballkan

news image

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është cilësuar si politikanja më e bukur në Ballkan nga gazeta gjermane “Kosmo”.

42-vjeçarja është bërë kryetemë e medias gjermane jo vetëm për bukurinë, por edhe për shkak të pasurisë që zotëron.

Sipas të dhënave që ka publikuar gazeta, thuhet se ish-deputetja ka një apartament prej 60 metra katrorë në vlerë prej 80 mijë eurove, një shtëpi 500 metra katrorë në vlerë prej 150 mijë eurove, dy zyra në vlerë prej 280 mijë eurove, si dhe dy vetura me vlerë totale 30 mijë euro.

Më tutje në shkrimin e gazetës, bëhet e ditur se Duda Balje zotëron diplomë master në administrim biznesi dhe doktoratë në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Kujtojmë që ish-deputetja është e martuar dhe ka tre fëmijë./Sinjali/