Politikani italian dhe kritiku i artit, Vittorio Sgarbi vazhdon të jetë i bindur se koronavirusi nuk ekziston.
Ky, sipas tij, është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi.
Ai është tallur edhe me presidentin e Italisë që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta.
Sa për virologët që kanë dhënë alarm, Sgarbi nuk përmbahet: “Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e b*thës”. Asgjë nuk ka sipas tij.
“Sa herë vjen dimri ne ftohemi. Nuk i besoj koronavirusit. Po përpiqen të kalojnë diçka tjetër nga pas. Sigurisht ka ca viruse si zakonisht, por jo të ndërrojmë jetën tonë”.
“Këshilli i Ministrave? Këshilli i k*qeve. Grisni b*thën! Mbylleni televizorin. Shikoni vetëm porno! Ka më shumë të vërteta aty”, ka thënë Sgarbi. /Gazeta Sinjali/