image Flet dëshmitarja e aksidentit të Einxhel, ja si është e vërteta sipas saj

Bota e Yjeve

Flet dëshmitarja e aksidentit të Einxhel, ja si është e vërteta sipas saj

news image

Einxhel ka treguar versionin e saj të historisë për raportet që pati me Donaldin dhe vëllezërit e tij, Romeon e Marion gjatë një bashkëpunimi televiziv vite më parë.

Ajo akuzoi vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar, ndërkohë që sipas saj, ata nuk ishin korrekt në oraret e punës, duke e lënë atë të priste me orë të tëra për xhirimet.

Mirëpo ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është fakti se moderatorja tha që ishte aksidentuar me makinë në ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon as nuk u interesuan për të.

Dyshja përmendi edhe persona të tretë, duke thënë se kishte dhe dëshmitarë nga jashtë.

Një ndër to, ishte edhe mikja e Einxhel, e cila ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” lidhur me të gjithë situatën.

Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të cuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Me kujtohet që u ndjeva në faj dhe më është dukur sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Ne atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe”, shkruan ajo në postim.

/GazetaSinjali/