image Policisë së Kosovës i bashkohen edhe 426 policë të rinj

Siguri

Policisë së Kosovës i bashkohen edhe 426 policë të rinj

news image

Me respektim të masave anti-COVID, sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 426 policëve të rinj që do të fillojnë punën më 2 nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë, Samedin Mehmeti tha se sot Policisë së Kosovës po i bashkangjiten 426 policë të rinj që do të jetë ndihmesë e madhe për punën në terren dhe nga të njëjtit ka kërkuar angazhim shtesë sidomos në këtë kohë të pandemisë.

“Duke marrë parasysh se PK-ja ka një imazh të mirë te qytetarët, ju duhet të kontribuoni që akoma më shumë të ngritet niveli i besueshmërisë te qytetarët. Policëve të rinj ju dëshiroj shëndet dhe suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve”, tha ai ndër të tjera.

Së bashku me këta policë, trajnimin e kanë përfunduar edhe pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komponenta e Policisë Ushtarake. /Gazeta Sinjali/

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor