image Policia zbarkon në veri: Kapet një person me rreth 2 kg drogë, po kultivonte edhe kanabis në shtëpi

Siguri

Policia zbarkon në veri: Kapet një person me rreth 2 kg drogë, po kultivonte edhe kanabis në shtëpi

news image

Përpos përdorimit të substancave narkotike nga qytetarët, njësitë policore shumë shpesh hasin edhe në kultivimin e bimëve të tilla. Bimët e hashashit, shkurres së kokainës e bimëve të kanabisit, plot herë në nëpër shtëpi private të qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në veri të vendit, ku Policia e Kosovës në një pikë kontrolli ka ndalur një veturë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit të automjetit, te shoferi janë gjetur katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është konfiskuar.

Më pas Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri me karikatorë dhe fishekë, rreth 2 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në një distancë të vogël larg shtëpisë së tij janë gjetur po ashtu edhe bimë të mbjella narkotike të llojit kanabis.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar edhe një veturë dhe një telefon mobil, ndërsa 37-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. I njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substance psikotrope ose analoge, apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’, ‘Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i paautorizuar i armës’.

/GazetaSinjali/