Para dy ditëve Policia ka arritur të arrestojë dy persona në rrugën “Saraçët” në Prizren, të cilët dyshohen për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.
Por si ndodhi e gjithë ngjarja?
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se fillimisht u kontrollua vetura e të dyshuarve, ku u gjetën dhe konfiskuan mbi 25 gramë marihuanë.
Policia po ashtu kishte kryer bastisje edhe në një shtëpi, ku njëri nga të dyshuarit kishte pranuar se posedon armë, me ç’rast u konfiskua edhe një kallashnikov me 150 fishekë.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili tha se të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar.