Pasi një ortek bore ka rënë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli e ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga rënia e këtij orteku.
Sipas Veselit, tashmë janë hequr të gjitha dilemat dhe nuk besohet se ndonjë person është zënë nga rënia e këtij orteku.
Mirëpo, FSK pritet që të vazhdojë kërkimet.