Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 54-vjeçar i cili dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij si dhe e kërcënonte se do e vriste.
Mbrëmjen e djeshme e dhunuara ka lajmëruar policinë të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e tij dhe pas kontrollit kanë gjetur edhe një armë tip pushkë me 19 fishekë.
Ai akuzohet për “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale”.
Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet. /Gazeta Sinjali/