COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Dasmë në Gjakovë, shpërfillen masat e reja të Qeverisë

news image

Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike si dhe ahengjet familjare e ato private, afër një restoranti në Komunën e Gjakovës sonte është duke u mbajtur një dasmë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit, dasma po mbahet në fshatin Bec të Gjakovës, ndërsa shton se në këtë event janë mbi 300 të ftuar.

Hamez Berisha, punëtor i restorantit në afërsi të së cilit po mbahet dasma, ka publikuar një fotografi në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Na vazhdojmë edhe sonte, na s’nalem”.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë në Gjakovë, por të njëjtit janë shprehur se nuk janë njoftuar për rastin, ndërsa shtojnë se ekipet janë në teren dhe posa të arrijnë në vend të ngjarjes do t’i shpërndajnë dasmorët.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës mbrëmë ka nënshkruar një vendim që përfshin 25 masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit. Një nga këto masa është ndalimi i të gjitha tubimeve publike, duke përfshirë ahengjet familjare private./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hamez.berisha.5/posts/3389444017752498

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: