image Policia shpall në kërkim dy persona, kërkon ndihmën e qytetarëve

Siguri

Policia shpall në kërkim dy persona, kërkon ndihmën e qytetarëve

news image

Policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, të realizuar në Skenderaj më 30 maj të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive  në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.

Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit  ka për qëllim që  në bashkëpunim me qytetarët  të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave   të dyshuar.

 Personat e  shpallur në kërkim  janë të  dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë  Policinë e Kosovës .

Informacione për personat   në kërkim, mund të dërgoni  në  stacionin  më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit  “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192
+381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu
 044/633 551
E-mail adresa: [email protected]

/GazetaSinjali/