Policia e Durrësit, ka dalë më një njoftim ku ka dhënë detaje sa i përket operacionit ‘’Porositësi’’, ku janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve janë edhe një oficer policie dhe një ushtarak.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një arsenal armësh si dhe lëndë narkotike, duke përfshirë armë zjarri, lëndë eksplozive, sprej paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Grupi kriminal u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë, dy ditë më parë nga Aleksandër Laho.
Vëllezërit Beqiraj, kishin planifikuar vrasjen e Lahon, mirëpo për të parandaluar këtë atentat vet Lahon u doli në pritë vëllezërve Beqiraj.