Autoritetet serbe kanë gjetur shtatë migrantë, pa dokumente, në një kamion që transportonte patate të skuqura, shkruan Gazeta Sinjali.
Migrantët u zbuluan të fshehur në kamion në një nga terminalet e mallrave në Leskovc, njoftoi Administrata Doganore.
Policia kishte dyshuar se në kamionin me targa të Beogradit ishin të fshehur migrantët prandaj më datë 30 korrik e ka shoqëruar atë në terminalin e mallrave.
Mjeti transportues mbante patate të skuqura nga Greqia të cilat ishin të destinuara për një importues nga Leskovci, raporton REL, përcjell Gazeta Sinjali.
Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian.