image Policia sekuestron armë dhe municion në Skenderaj (PAMJE)

Siguri

Policia sekuestron armë dhe municion në Skenderaj (PAMJE)

news image

Policia e Kosovës në fshatin Baks të Skenderajt ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë bastisjes janë gjetur një pushkë automatike AK-47, dy karikator të pushkës automatike AK-47, Dy pushkë ajrore, tri armë të shkurta Pistoleta, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri dhe 39 fishek të armës AK-47.

Sipas policisë, armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Shantazh’’ dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë ë rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/