image Policia ofron 2 milionë lekë për të gjetur autorin e vrasjes së Kastriot Reçit

Rajon

Shqipëri/ Policia ofron 2 milionë lekë për të gjetur autorin e vrasjes së Kastriot Reçit

news image

Policia e Lezhës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ndërsa ka vënë shpërblim 2 milionë lekë të rinj, për të gjetur autorin e vrasjes së 47-vjeçarit Kastriot Reçi.

“Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm”, njofton policia.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

47-vjeçari Kastriot Reçi është vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të marte në qytetin e Rrëshenit. Ai është qëlluar pranë një lokali. Kastriot Reçi ka pasur në pronësi televizionin lokal, ndërsa familjarët e tij disa karburante.

Kalimtarë të rastit e kanë dërguar Reçin në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga plumbat, duke ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/