image Policia në kërkim të të dyshuarve tjerë për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Policia në kërkim të të dyshuarve tjerë për plagosjen e djeshme në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës është në kërkim edhe të personave të tjerë të dyshuar për plagosjen e 28 vjeçarit me armë zjarri, mëngjesin e djeshëm në rrugën “Garibald” në Prishtinë, afër Hotelit Grand.

“Është raportuar e dy viktima meshkuj K/Shqiptar, kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar në pistoletë me  tre copë fishekë dhe dy gëzhoja ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme për arrestimin e personit të parë të dyshuar, 30 vjeçarit me inicialet I.Q., tek i cili policia gjeti dhe konfiskoi edhe armën me të cilën u qëllua viktima.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65. Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar”, tha mbrëmë për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi./Gazeta Sinjali/

Të shtëna me armë zjarri afër Hotelit Grand – plagoset një 28-vjeçar