image Policia në kërkim të djalit të prokurores, dyshohet se tentoi ta godiste me veturë zyrtarin e Qendrës për Punë Sociale

Kosovë

Policia në kërkim të djalit të prokurores, dyshohet se tentoi ta godiste me veturë zyrtarin e Qendrës për Punë Sociale

news image

Dritan Syla, djali i prokurores M.Sylajt në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, dyshohet nga Policia se ka tentuar gjatë ditës së sotme ta godas me makinë njërin prej punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë.

Sinjalizuesit i kanë thënë Gazetës Sinjali se mesditën e sotme Dritan Syla ka tentuar ta godas me veturë zyrtarin e Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo deklaroi se në ora 13:00 është raportuar për një rast ku një person ka tentuar ta godasë me veturën e tij në lëvizje një person tjetër.

Podrimaj, po ashtu ka konfirmuar se Policia është ende në kërkim të personit që pretendohet se qëllimisht tentoi ta godas një person me veturë, ndërsa rasti i tij është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Me datë 22.11.2019 në ora 13:00, në stacionin policor Gjakovë, ankuesi mashkull, kosovar, shqiptar, ka raportuar se përderisa ishte duke ecur përgjatë rrugës ‘Marin Barleti’, një person i dyshuar kishte tentuar ta godas me automjetin e tij që ishte në lëvizje. Policia ka iniciuar rastin në konsultim me prokurorin e shtetit dhe njëkohësisht janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka deklaruar Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë se Syla ditë më parë kishte pasur një tjetër problem me punëtor të kësaj Qendre për Punë Sociale. Në fillim të muajit tetori ai kishte pretenduar se është sulmuar fizikisht nga sigurimi i kësaj qendre.

Pretendimet e Dritan Sylës kishin qenë se kishte shkuar për të ndërruar orarin e takimit me fëmijët e tij, e më pas sipas pretendimeve të tij ishte sulmuar fizikisht/Gazeta Sinjali//Gazeta Sinjali/

Më poshtë mund të ndiqni videon në të cilën Syla pretendonte se ishte sulmuar nga sigurimi: