image Policia ndërpret tri dasma në Suharekë, shqipton gjoba

Siguri

Policia ndërpret tri dasma në Suharekë, shqipton gjoba

news image

Më 11 prill 2021, Policia në Suharekë kishte marrë informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare (dasma) në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë Nr.01/05 dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Policia thotë se për këto raste, ka intervenuar duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar me tiketa në vlerë prej 200 euro.

“Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së. Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektorët Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/