image Policia ndërpret një dasmë në Prizren, arreston një 25-vjeçar

Siguri

Policia ndërpret një dasmë në Prizren, arreston një 25-vjeçar

news image

Një dasmë e nisur mbrëmë në fshatin Gjonaj të Prizrenit, nuk pati një “fund të lumtur”. Ky aheng u ndërpre nga Policia e Kosovës, për shkak se gjatë tij, dikush gjuajti me armë zjarri.

A.T., 25-vjeçar përfundoi në prangat e policisë për “Përdorim dhe mbajtje në pronësi ilegale të armës”.

Policia njofton se 25-vjeçari dyshohet se ka shkrepur disa herë me armë zjarri në ajër, për të “festuar”.

Nga i dyshuari policia ka sekuestruar një armë pistoletë të tipit “Ekol Special 99”, shtatë copa fishekë dhe pesë gëzhoja të kësaj arme dhe një karikator të zbrazët.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që në rastet e festave apo ahengjeve familjare, të mos përdorim armë zjarri, të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, duke kujtuar moton “Festo me zemër e jo me armë”./Gazeta Sinjali/