image Policia ndërpret një aheng familjar në Klinë, pas të shtënave me armë

Siguri

Policia ndërpret një aheng familjar në Klinë, pas të shtënave me armë

news image

Ndonëse janë ndaluar tërësisht me vendim të Qeverisë së Kosovës, ahengjet e dasmat po zhvillohen tinëz. Por një aheng që ndodhi mbrëmë, nuk i shpëtoi Policisë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar prej burimeve në Polici se ahengu u zhvillua dje në fshatin Gjurgjevik i madh në Klinë.

Një person u arrestua pasi shtiu me armë zjarri gjatë ahengut.

Në vendin e ngjarjes, Sinjali mëson se është konfiskuar arma Ekol Special me një karikator dhe 13 gëzhoja.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar një tiketë për mosrespektim të masave antiCOVID. /GazetaSinjali/