image Policia ndalon tre persona në Muçivërc, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Sinjalizime

Policia ndalon tre persona në Muçivërc, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

news image

Mbrëmë rreth orës 22:20 në fshatin Domorovc të Muçivërcës, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas serb, i shoqëruar me dy shtetas shqiptar, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftojnë se të dyshuarit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, duke iu shmangur kontrollit të rregullt kufitar përmes rrugës dytësore.

Tre të dyshuarit janë liruar dhe janë urdhëruar që të paraqiten sot në Stacionin Policor në Muçivërc. /Gazeta Sinjali/