Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, sot rreth orës 11:00, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dasma ka qenë duke u mbajtur në fshatin Carrallukë të Istogut, ku policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty ka arrit të konfiskoj një armë të tipit Girsan 9x19mm, 11 gëzhoja cal: 7.62mm dhe 1 karikator i së njëjtës armë.
Ndërkaq, organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, duke u bazuar në ligjin antiCOVID.
Është raportuar se të pranishmit janë larguar menjëherë nga dasma dhe ahengu është ndërprerë.