image Policia ndalon dy persona, u konfiskon marihuanë

Kosovë

Policia ndalon dy persona, u konfiskon marihuanë

news image

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet policore në dy raste të ndara në Kaçanik dhe Pejë për parandalimin e përdorimit me substanca narkotike, ku ka arritur t’i arrestojë dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë kanë treguar se është arrestuar një person në fshatin Duraj të Kaçanikut, pasi të njëjtit, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Sipas të njëjtave burime, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, të njëjtat burime kanë bërë të ditur se, në Pejë, edhe një person tjetër është arrestuar për shkak të njëjtës arsyeje.

Siç është bërë e ditur, personit të arrestuar, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e Marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/