image Policia monitoron personat në “vetëizolim” në Pejë

Siguri

Policia monitoron personat në “vetëizolim” në Pejë

news image

Policia Rajonale e Pejës në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër COVID-19 është angazhuar në monitorimin e personave në “vetëizolim”.

Me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ masat po ndërmerren duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione si në shtëpi dhe banesa të personave të cilët janë të vetëizoluar për shkak të infektimit me virusin COVID-19.

Postimi i plotë i Policisë:

Policia në zbatimin e masave sipas Ligjit ANTICOVID -19.

Pejë, 03 shtator 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetëzolim”

Ditëve të fundit kemi një rritje të personave të cilët nuk e respektojnë masën e vetizolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetëizolim.

Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetëizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë parandaluese.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-30.png

/GazetaSinjali/