image Policia me aksion në Ferizaj, largon qytetarët nga kafeteritë

Sociale

Policia me aksion në Ferizaj, largon qytetarët nga kafeteritë

news image

Policia në Ferizaj ka dalë në aksion sonte për të larguar qytetarët nga kafeteritë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky aksion i policisë është ndërmarrë në orën 22:00, ani pse në vendimin e Qeverisë parashihet që mbyllja e lokaleve të gastronomisë të bëhet në orën 22:30.

Por, ajo që bie në sy nga fotot e këtij aksioni të cilat janë dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali, është se njëri nga policët që po merr pjesë në këtë aksion nuk e ka vendosur maskën si duhet.

Ai po e mban maskën në mjekër./Gazeta Sinjali/