image Policia "mbyll sytë" për lokalet e natës në Ferizaj (VIDEO)

Sociale

Policia “mbyll sytë” për lokalet e natës në Ferizaj (VIDEO)

news image

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat antiCOVID në vend, tash e disa javë, mirëpo këto masa janë në fuqi ende për ambientet e brendshme, në të cilat puna lejohet vetëm deri në orën 23:00, raporton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, duket se policia dhe inspektorët po “mbyllin sytë” kur bëhet fjalë për lokalet e natës në Ferizaj.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Sinjalit, të cilat janë realizuar mbrëmë në një lokal të këtij qyteti.

Në këto video shihet një numër mjaft i madh i të rinjve, të cilët argëtohen me muzikë, pa respektuar asnjë masë preventive.

Ky sinjalizues thotë se ndeja ka vazhduar deri në orën 23:00, mirëpo, përkundër që nuk është respektuar asnjë masë e vendosur nga qeveria, aty nuk është parë policia e as inspektorati policor.

Nga 31 maji, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatëse, ku lejohen deri në 50 klientë për 100m2 (5 persona për 10m2)./Gazeta Sinjali/