image Policia mbi ligjin/ Vetura zyrtare hyn në rrugë njëkahëshe në Dardani

Siguri

Policia mbi ligjin/ Vetura zyrtare hyn në rrugë njëkahëshe në Dardani

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit. Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, në shumë raste po del të jenë edhe vetë zyrtarët policorë, ata të cilët janë të thirrur të monitorojnë respektimin e tyre.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet se vetura e Policisë ka hyrë në rrugën njëkahëshe.

Por përveç veturës zyrtare, edhe një veturë tjetër shihet para asaj të Policisë. E siç duket nuk ka kush ta ndalë shoferin para veturës zyrtare, pasi të njëjtin rregull e ka shkelur Policia, në vend se të intervenonte.

/GazetaSinjali/