Zyrtarët policorë kufitarë kanë qenë sot sërish cak i gjuajtjeve me armë zjarri në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar dhe do t’iu mbajë të informuar me detajet e rastit.
Ndryshe, edhe mbrëmë në afërsi të policisë kufitare, në fshatin Bube, Komuna e Zubin Potokut, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga Policia e Kosovës thanë për Sinjalin se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:40, derisa rasti është denoncuar në stacionin policor në Zubin Potok, rreth orës 21:20, kur është dërguar njësiti i hetimeve.
Sipas të njëjtave burime, zyrtarët policorë kufitarë kanë deklaruar se rreth orës 20:40 derisa kanë qenë në fshatin Paragovë, kanë dëgjuar disa të shtëna nga një armë zjarri, që sipas tyre mund të jenë rreth 30 plumba.
Të njëjtit kanë deklaruar se besojnë që ngjarja ka ndodhur në territorin e Serbisë, por që nuk janë rrezikuar gjatë incidentit.