Një kombi me targa lokale është ndaluar në fshatin Cerkolez nga Policia kufitare, pas dyshimeve për kontrabandim me kafshë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali në Polici tregojnë se kombi po drejtohej nga një mashkull, dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte ngarkuar në automjet 10 qengjë.
Sinjali mëson se me rastin është njoftuar AUV-i ndërsa me urdhër të prokurorit, kombi dhe qengjat janë konfiskuar. /Gazeta Sinjali/