image Policia konfiskon 25 gram heroinë, pistoletë e gjëra të tjera në Pejë

Siguri

Policia konfiskon 25 gram heroinë, pistoletë e gjëra të tjera në Pejë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës ka konfiskuar substancë narkotike të llojeve të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Pejë kur Policia ka kryer kontrollë në një objekt të një personi, njoftojnë banorët afër.

Ndërsa burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë tregojnë se aty janë gjetur dhe konfiskuar 25 gram substancë narkotike të llojit Heroinë, një pistoletë me pesë fishek, dhe dy telefona mobil.

Po ashtu me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/