image Policia konfirmon se vrau një qytetar në Prizren, tregon detaje

Siguri

Policia konfirmon se vrau një qytetar në Prizren, tregon detaje

news image

Sonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren, Policia e Kosovës, ka vrarë një person gjatë përleshjes me armë zjarri me të, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, viktima me iniciale B.Sh (me pseodonim “qorri”) ishte në kërkim me urdhërarrest për veprën penale “tentim vrasje”.

Sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë sapo kishte vërejtur njësitin policor dhe zyrtarët policorë ishin detyruar t’i kundërpërgjigjen me armë me qëllim të vetëmbrojtjes.

“Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të gjuaj me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së”, thuhet në komunikatën e policisë.

Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit, policia njofton se është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

“Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë”, vazhdon kumtesa.

Në vendin e ngjarjes, policia njofton se është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, si dhe dy granata dore./Gazeta Sinjali/