Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për përfshirje në një rast mashtrimi në bashkëkryerje, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi zyrtar, Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët.
“Kërkesë për bashkëpunim. Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë, publikojnë foton e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmën (bashkëpunimin) me qytetarët në identifikimin e personit në foto. Personi në foto dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrim në bashkëkryerje’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!