image Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në rastin e Ferizajt

Siguri

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në rastin e Ferizajt

news image

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për gjetjen e të dyshuarit kryesor në rastin e vdekjes së 18-vjeçares nga Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia gjithashtu ka publikuar edhe fotografinë e Dardan Krivaqës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.
Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Personi i kërkuar është Dardan ( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992, adresa: rruga “Ramdan Rexhepi’’ kati V-të, nr # 3-Ferizaj.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendndodhjen e tij, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.

/GazetaSinjali/