image Policia kap burrin dhe gruan që dyshohet se vodhën vetura në Fushë-Kosovë

Siguri

Detaje/ Policia kap burrin dhe gruan që dyshohet se vodhën vetura në Fushë-Kosovë

news image

Një burrë dhe një grua janë prangosur sot nën dyshimet se në dhjetëditëshin e fundit në qytetin e Fushë Kosovës, kanë kryer vjedhjen e dy veturave private si dhe kanë kryer edhe disa vjedhje tjera nëpër lokale të ndryshme në qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Policia konfirmon se dy veturat e vjedhura janë gjetur dhe pritet të zbardhën edhe katër raste të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se janë përfshirë të arrestuarit.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga hetuesit policor janë gjetur dy veturat e vjedhura dhe pritet të zbardhen edhe katër raste tjera te vjedhjeve, ne te cilat dyshohet të jenë të përfshirë po këta dy persona”, tha policia.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”./Gazeta Sinjali/