Dy persona janë arrestuar në Gjakovë për vjedhje në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënsia e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Me datë 25.10.2019 në ora 19:00, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një rast vjedhje në qendrën tregtare ,, Viva Fresh Store” në rrugën ,, UÇK” në Gjakovë. Policia menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë kapur në flagrancë dy persona të identifikuar nga punëtorët e sigurimit dhe të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar për në stacion policor pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi e gjërave të vjedhura”, ka thënë Podrimaj.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personat e arrestuar pas intervistimit mbahen në ndalim policor për 48 orë./Gazeta Sinjali/