image Policia jep detaje për shpërthimin në Qendrën Familjare në Pejë

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për shpërthimin në Qendrën Familjare në Pejë

news image

Persona të panjohur dje kanë hedhur një mjet shpërthimi në derën anësore të objektit të QKMF-së në Pejë, derisa një pjesë e murit është përfshirë nga zjarri.

Zjarri është shuar nga dëshmitarët e rastit dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Dy dëshmitarë mashkull K/Shqiptar (punëtor në QKMF-Pejë) kanë informuar se, person-a të panjohur kanë hedhur një mjet të improvizuar (koktej molotovi) në derën anësore të objektit i cili ka shpërthyer dhe si pasojë nga zjarri është përfshirë një pjesë e murit i cili është shuar nga dëshmitarët e rastit. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se rasti është dukë u hetuar./Gazeta Sinjali/