Togeri i Policisë në Pejë, Fadil Gashi e ka konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali se një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e vëllait të tij.
Ai për Gazetën Sinjali ka thënë se i dyshuari është arrestuar, mirëpo pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
“Po, një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e vëllait e tij. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit është liruar përsëri”, përfundoi ai. / Gazeta Sinjali /