image Policia jep detaje për rastin në Klinë: Dy persona u plagosën me armë zjarri

Siguri

Policia jep detaje për rastin në Klinë: Dy persona u plagosën me armë zjarri

news image

Sot rreth orës 13:40 në qendër të qytetit të Klinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

 “Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Sinjalin.

Sinjali mëson se Policia tashmë ka identifikuar personat e dyshuar lidhur me rastin dhe pritet arrestimi i tyre.

Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura për momentin.

/GazetaSinjali/