Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, sonte në fshatin Dobërdol të Podujevës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se policët u gjuajtën me armë zjarri nga katër persona të cilët janë futur me forcë brenda një shtëpie në këtë fshat.
“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.
Aktualisht, Policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./GazetaSinjali/