image Policia jep detaje për aksidentin në Gllarevë të Klinës

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Gllarevë të Klinës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një aksident mes katër veturave ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona të cilët janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Pejës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë në orën 16:50. Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura të. Pesë persona janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/