Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një aksident mes katër veturave ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona të cilët janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Pejës
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë në orën 16:50. Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura të. Pesë persona janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai për Sinjalin.