Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Badovc, për të cilin raportoi Gazeta Sinjali.
Bajram Krasniqi nga Policia në Prishtinë, i ka thënë Sinjalit se nga aksidenti janë lënduar katër persona.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Në ora 12:03, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Badovc). Të përfshira në aksident janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e ka trajtuar aksidentin”, njoftoi Krasniqi.