image Policia jep detaje për aksidentin ku traktori u ça përgjysmë

Kosovë

Drenas/ Policia jep detaje për aksidentin ku traktori u ça përgjysmë

news image

Shoferi i një traktori ka mbetur i lënduar pas një aksidentit me një veturë në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Bajram Kelmendi nga Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se një person ka mbetur i lënduar.

 “Rreth orës 13 e 35 ka ndodhur një aksident në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një traktor. Drejtuesi i traktorit ka mbetur i lënduar”, ka deklaruar Krasniqi./Gazeta Sinjali/