image Policia jep detaje ndaj dy të arrestuarave që dyshohet se e torturuan të moshuarën në Pejë

Siguri

Policia jep detaje ndaj dy të arrestuarave që dyshohet se e torturuan të moshuarën në Pejë

news image

Dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Policia thotë se në orën 14:10, ka arrestuar dy të dyshuarat e përfshira në këtë rast.

Ndërkohë ato janë duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar

Pejë, 2 nëntor 2022

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.

Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.

Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme.

/GazetaSinjali/